Shtatori muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të tiroides - Gazeta Express
string(56) "shtatori-muaji-i-ndergjegjesimit-te-kancerit-te-tiroides"

Shtatori muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të tiroides

Shneta

Gazeta Express

18/09/2021 12:06

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të tiroides.

Në vitet e fundit, numri i personave të prekur nga kanceri të tirodies është rritur në shifra të konsiderueshme në të gjithë botën. Kjo për shkak të shtimit të procedurave diagnostike duke bërë të mundur diagnostikimin e kancerit me përmasa të vogla në faza të hershme, por dhe si rrjedhojë e shtimit real të numrit të personave të prekur.

Lexo Edhe:

Kanceri tiroid shfaqet atëherë kur qelizat tiroide pësojnë ndryshime gjenetike (mutacione). Zakonisht shfaqen nyje, të cilat mund të ndjehen gjatë prekjes nëpërmjet lëkurës së qafës, por mund edhe të mos preket nëse shfaqet në përmasa të vogla. Madhësia e nyjes mund të ndryshojë, ajo është e përbërë nga qeliza të cilat i ndryshojnë karakteristikat e tyre. Është e nevojshme që të kryhen diagnostikime të tjera, siç është eko e gjendrës tiroide, më tej skanimi i gjendrës tiroide, si dhe biopsia me gjilpërë të hollë nën kontrollin e ultratingujve (ekos).

Llojet e kancerit të tiroides dhe trajtimi i tyre

Lloji papilar i gjendrës tiroide është lloji më i përgjithshëm, rreth 80% nga llojet e përgjithshme të rasteve të diagnostikuara. Zakonisht diagnostikohet tek pacientët të cilës i përkasin moshës 20 deri në 50 vjeçare dhe shfaqet tre herë më shumë tek gratë. Kanceri mund të mos shfaqë simptoma për vite të tëra (ndonjëherë mund të kalojnë edhe 30 vjet) pasi zakonisht mbetet në madhësinë nën 1 cm dhe ndodh që të mos rritet asnjëherë. Përcaktimi i këtyre nyjeve gjatë ekzaminimeve parandaluese është përmirësuar gjatë viteve të fundit falë pajisjeve tepër të ndjeshme me ultratinguj. Ky lloj kanceri trajtohet me ndërhyrje kirurgjikale. Nëse bëhet fjalë për mikrokancer, më të vogël se 10 mm, pas operacionit, pacienti mund të vazhdojë vetëm me marrjen e ilaçeve me hormone tiroide.

Kanceri tiroid folikular – Ky lloj kanceri zakonisht shfaqet tek gratë e moshës 40 deri në 60 vjeçare dhe paraqet rreth 10% të totalit të llojeve të kancerit. Ndër kanceret tiroide, kanceri tiroid folekular diagnostikohet me më shumë vështirësi. Trajtimi i këtij tumori është i njëjtë me trajtimin e tumorit papilar dhe kjo është një tiroidektomi e plotë.

Tumoret medulare numërohen me 5% nga të gjitha kanceret tiroide të diagnostikuara. Lloji i trashëguar i tumorit medular zakonisht shfaqet nga mosha 1 deri në 20 vjeçare, ndërkohë që lloji i cili nuk është i trashëguar, zakonisht shfaqet në formën e metastazave të gjendrave limfatike. Trajtimi është përsëri i njëjtë dhe kjo është tiroidektomia e plotë me autopsinë e nyjeve limfatike.

Kanceri tiroid anaplastik – Ky lloj i kancerit shfaqet ~5% nga të gjitha kanceret tiroide. Shfaqja e tij është më e shpeshtë tek personat më të moshuar (që i përkasin mesatarisht moshës 60 vjeçare). Kanceret papilare apo folikulare të cilat prej shumë vitesh nuk kanë qenë trajtuar, papritur e ndryshojnë sjelljen e tyre biologjike duke u rritur shpejtë në kancer tiroid anaplastik.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web