Shqiptarët prej 4 ditë mes vapës përvëluese në Kakavijë, Xhaçka: Vijojnë bisedimet me Greqinë për lehtësimin e procedurave - Gazeta Express
string(120) "shqiptaret-prej-4-dite-mes-vapes-perveluese-ne-kakavije-xhacka-vijojne-bisedimet-me-greqine-per-lehtesimin-e-procedurave"

Shqiptarët prej 4 ditë mes vapës përvëluese në Kakavijë, Xhaçka: Vijojnë bisedimet me Greqinë për lehtësimin e procedurave

Gazeta Express

15/08/2020 10:34

Prej 4 ditësh shqiptarët presin në radhë për të kaluar në territorin grek, me makinat që kanë krijuar radhët kilometrike në Kakavijë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Xhaçka shkruan se autoritetet diplomatike janë në në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.

Lexo Edhe:

Ndërkohë Xhçka shkruan se Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren.

“Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren. FA në krye të detyrës,” shkruan Xhaçka.