Shqiptarët e riatdhesuar presin me orë në Rinas, qeveria kishte 'harruar' transportin - Gazeta Express
string(82) "shqiptaret-e-riatdhesuar-presin-me-ore-ne-rinas-qeveria-kishte-harruar-transportin"

Shqiptarët e riatdhesuar presin me orë në Rinas, qeveria kishte ‘harruar’ transportin

Gazeta Express

29/03/2020 7:31

Një avion i ardhur nga Italia dhe një tjetër nga Kroacia kanë riatdhesuar mbrëmjen e sotme rreth 300 persona.

120 shqiptarët e parë janë riatdhesuar nga Italia, të cilët kishin mbetur të bllokuar atje pas mbylljes së kufijve. Më pas ka mbërritur avioni tjetër nga Kroacia. Por qytetaët duket se janë bllokuar tashmë në aeroportin e Rinasit.

Lexo Edhe:

Sipas dëshmive të personave të ardhur të dhëna për Report TV, ata thonë se procedura e kthimit iu është njoftuar shumë shpejtë duke mos i dhënë kohë të njoftojnë familjarët. Ata shprehen megjithëëse iu është paguar kthimi, tani kanë mbetur në aeroport pa asnjë mundësi kthimi në shtëpi.

Një qytetar nga Përmeti thotë se në hyrje të aeroportit kishte makina që ofronin shërbimin taksi me cmime abuzuese deri në 25 euro për ti cuar në Tiranë.

“Nga Roma, thjesht na kanë matur temperaturat. Do rrimë në shtëpi, por problemi është që të shkojmë në shtëpi të paktën. Nuk lajmëruam të afërm se ky si muhabet ndodhi dje në mbrëmje, dhe sot u konfirmua,për derisa organizuan kthimin tonë, organizimi për të shkuar nga Aeroporti të paktën deri në Tiranë. Një kushëriri jonë kontaktoi ambasadën shqiptare në Romë, që më pas konfirmoi. Kishte taksistë që abuzojnë nga situata, për në Tiranë kërkonin 25 euro”, u shpreh qytetari.

Të ardhurit nga Kroacia kishin të njejtin problem dhe thonë se tani kanë ngelur në qiell të hapur.

“Nga Kroacia, na ka kërkuar ambasada shqiptare dhe na kanë kthyer në Shqipëri. Kemi qenë 300-400 persona, por tani jemi lënë në qiell të hapur. Na është premtuar bileta falas dhe do na çojnë në shtëpi. Në Kroaci nuk na kënë bërë kontrolle thjesht temperature.

Jam nga Berati dhe në avion ishim diku tek 170 persona. Para se të niseshim na janë marrë të gjitha të dhënat nga firma ku punonim dhe tani kemi ngelur këtu. Familjarët nuk mund të marrin dot autorizim për të lëvizur, të dalim në rrugë na gjobisin pasi ka kaluar orari i lëvizjes, të ishte kështu më mirë të na linin atje ku ishim dhe ta mbyllnin fare Rinasin”, thanë disa nga qytetarët.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar zv/ministri i jashtëm, Agron Tare i cili thotë se qytetarëve nuk iu është premtuar transporti në shtëpi.

“Nga Roma kanë ardhur 112 shqiptarë, duhet të vinin 119, por 7 prej tyre nuk janë paraqitur. Nga Kroacia 165 qytetarë. Është organizuar çdo gjë nëpërmjet ambasadës, kemi qenë në kontakt me firmën që punojnë, janë sqaruar se duhet të kontaktojnë të afërmit, të aplikojnë të arrin leje dhe ato të vijnë t’i marrin për t’i dërguar në shtëpi. Janë pajisur me maska dhe doreza. Janë njoftuar të gjithë. Titullari i firmës është ai që u pagoi biletën dhe ka qenë shumë i përgjegjshëm për t’i dërguar në shtëpi, është edhe neglizhenca e qytetarëve që mendojnë se shteti do u garantojë gjithçka. Në këto kushte, do interesohemi me kompani private. Kemi njoftuar ministrinë e Brendshme dhe të Transportit. Mund të çojmë autobusë, janë edhe orë të vona”, tha Tare për Report Tv.

Pas dy orësh pritje, dy autobusë kanë mbërritur për të marë qytetarët.