“Shqipëria s’i besoi lojtarëve nga Kosova” – Ejupi komenton edhe gjysmëfinalet e “EURO 2024” - Gazeta Express
string(85) "shqiperia-si-besoi-lojtareve-nga-kosova-ejupi-komenton-edhe-gjysmefinalet-e-euro-2024"

Sport

Gazeta Express

09/07/2024 0:10

“Shqipëria s’i besoi lojtarëve nga Kosova” – Ejupi komenton edhe gjysmëfinalet e “EURO 2024”

Sport

Gazeta Express

09/07/2024 0:10

Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë tuaja me një super panel.

Të ftuar në studio janë Ismet Munishi dhe Granit Begollit, analist të përhershëm të emisionit “Favorit”, të cilëve u bashkohen edhe Lavdim Pireva, Driton Latifi dhe Drin Ejupi.

Drin Ejupi dha një deklaratë të fuqishme në emisionin “Favorit”, duke thënë se Shqipëria s’i besoi shqiptarëve të Kosovës në Europian.

“Sylvinho e Shqipëria s’i besuan shumë lojtarëve nga Kosova në Europian, pasi mendoj se Daku e Hoxha meritonin më shumë minuta dhe do të bënin më mirë se lojtarët që luanin në vendet e tyre”, tha ai.

Tutje, Ejupi që më herët e ka ushtruar profesionin e gazetarit sportiv foli edhe për ndeshjet gjysmëfinale.

“Franca e Anglia kanë ardhë në këtë fazë t’u ecë, në krahasim nga Spanja e Holanda që kanë arritur këtu t’u vrapu me ndeshje shumë të mira e me lojë të bukur për sy”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement