Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë tuaja me një super panel.
Të ftuar në studio janë Ismet Munishi dhe Granit Begollit, analist të përhershëm të emisionit “Favorit”, të cilëve u bashkohen edhe Lavdim Pireva, Driton Latifi dhe Drin Ejupi.
Driton Latifi ka komentuar paraqitjet e Shqipërisë në Kampionatin Europian, duke u fokusuar më shumë të ndeshja ndaj Italisë.
“Shqipëria e respektoi më shumë se që duhet Italinë, madje me më shumë trimëri e guxim edhe do të fitonte ndeshjen”, tha ai.
Tutje, ai nuk e la pa përmendur edhe paraqitjet e tifozëve shqiptarë në stadiumet e rrugët në Gjermani.
“Tifozët shqiptarë bën shumë mirë në Gjermani, ishin më të mirët, treguan kulturë”, përfundoi ai.