Vdekja e ish-presidentit Nishani, Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet - Gazeta Express
string(68) "vdekja-e-ish-presidentit-nishani-ambasada-e-shba-shpreh-ngushellimet"

Vdekja e ish-presidentit Nishani, Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2022 17:21

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Në mesazhin e ambasadës thuhet se kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.

Lexo Edhe:

Mesazhi i Ambasadës së SHBA:

Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta.

Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.