Heldt: I lumtur për futjen e mallrave nga Bosnja në Kosovë, kjo duhet të ndodhë edhe anasjelltas - Gazeta Express
string(93) "heldt-i-lumtur-me-futjeen-e-mallrave-nga-bosnja-ne-kosove-kjo-duhet-te-ndodh-edhe-anasjelltas"

Heldt: I lumtur për futjen e mallrave nga Bosnja në Kosovë, kjo duhet të ndodhë edhe anasjelltas

Gazeta Express

03/04/2020 9:31

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka përshëndetur futjen e kamionëve të parë me mallra nga Bosnja e Hercegovina në Kosovë, që nga heqja e tarifës ndaj këtij shteti më 1 prill.

Heldt ka reaguar në Twitter ndaj postimit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, Johann Sattler, pasi shkroi se kamionët e parë nga ky shtet që nga heqja e taksës janë futur në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Heldt ka thënë se është i lumtur për arritjen e kamionëve nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë dhe do të ishte edhe më i lumtur nëse do të ndodhë e njëjta gjë edhe anasjelltas.

“Pajtohem plotësisht. Madje edhë më i lumtur kur shpresoj që të shoh edhe lëvizjen anasjelltas shumë shpejt. Nuk duhet të jetë e njëanshme kur flasim për bashkëpunim. Po ashtu njerëzit të kenë mundësi të udhëtojnë dhe të vizitojnë pas krizës me COVID-19. Takimet personale fillojnë ta bëjnë ndryshimin”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga 1 prilli të heqë taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Taksa ndaj Serbisë do të zëvendësohet me zbatimin gradual të reciprocitetit. /GazetaExpress/