Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e lidhur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka “mbajtur shënim” sot rreth deklaratave të kryeministrit Kurti për shaminë duke e postuar atë të plotë.
Atalay i cili sipas mediave operon si dorë e zgjatur e Erdogan, me Kurtin ka lidhje nga e kaluara.
Gjatë një vizite në Turqi sa Kurti ishte në opozitë, Atalay e kishte shoqëruar në të gjitha vizitat.
“Kryeministër i Kosovës@albinkurti në një deklaratë për media tha se #shamiat dhe elementët e tjerë #dini nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve në Kosovës”, shkroi Atalay në rrjetin social Twitter.
Kosova Başbakanı @albinkurti Kurti, basın mensuplarına yaptığı açıklamada, Kosova’da vatandaşların kamusal yaşamında #başörtüsü ve diğer #dini unsurların yasaklanmaması gerektiğini söyledi. pic.twitter.com/CgmJiPJdAJ
— Osman Atalay (@atalay_osman) August 12, 2022
Kush është Osman Atalay?
Sikurse shihet në fotografi, Osman Atalay, është njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të organizatës IHH në Turqi. IHH është organizatë humanitare turke e themeluar në vitin 1992 dhe e cila aktualisht vepron në 135 shtete të ndryshme të botës.
Opinioni ndërkombëtar është njoftuar më për së afërmi me këtë organizatë në vitin 2010. Më 31 maj 2010, IHH e nisi një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.
Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.