1470 m2 tokë e Gardës i jepet një kompanie private, nis betonizimi i Parkut të Liqenit - Gazeta Express
string(85) "1470-m2-toke-e-gardes-i-jepet-nje-kompanie-private-nis-betonizimi-i-parkut-te-liqenit"

1470 m2 tokë e Gardës i jepet një kompanie private, nis betonizimi i Parkut të Liqenit

Gazeta Express

29/09/2020 12:41

Qeveria ka vendosur të kalojë në pronësi një kompanie private 1470 metër katrorë tokë të Gardës së Republikës, pranë Parkut të Liqenit Artificial.

Me këtë vendim, qeveria i hap rrugë ndërtimeve të kullave në Parkun e Liqenit, një plan që kryeministri Rama është munduar disa herë të fillojë, fillimisht me ndërtimin e hyrjes së parkut.

Lexo Edhe:

Në shkëmbim të kësaj toke, qeveria do të marrë të njëjtën sipërfaqe toke në pronësi të kompanisë, ku ndodhe edhe një godinë rreth 250 metër katrorë.

Kompania që merr pronësinë e tokës së Gardës së Republikës është ‘Dushku S.A’, kompani ndërtimi në pronësi të Aida Dushkut dhe kompanisë ‘Ferro Beton’, e cila është në pronësi të Ilir Shtufit dhe Mark Lulit.

Ilir Shtufi është pronar dhe i një tjetër kompanie ndërtimi,  ‘Nova Construction 2012’, e cila aktualisht po ndërton një prej kullave në zonën e ish-Bllokut, një pallat 16-katësh në hapësirën ku ndodhej vila e vjetër e barit Dada.

Po ashtu Shtufi është dhe pronar i kompanisë ‘Korça Photovoltaik Park’ për prodhimin e energjisë fotovoltaike në Korçë.

Mark Luli, po ashtu, është sipërmarrës në ndërtim dhe kompania e tij ‘M.C. Inerte’ ka marrë koncesionin e hidrocentralit të Gojanit./exit