Shpërthimi në flakë i fabrikës së këpucëve në Skrapar - Gazeta Express
string(53) "shperthimi-ne-flake-i-fabrikes-se-kepuceve-ne-skrapar"

Shpërthimi në flakë i fabrikës së këpucëve në Skrapar

Gazeta Express

06/08/2020 20:19

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi ne fabriken e kepuceve nw Skrapar të gjithë punëtorët kanë qenë brenda dhe kanë dalë jashtë duke vrapuar të tmerruar. Deri më tani, nuk është raportuar për punonjës të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Një shkëndijë elektrike, mësohet se është bërë shkak për flakët, si pasojë e të cilës, fillimisht ka shpërthyer një prej makinerive brenda fasonerisë.

Lexo Edhe:

Kjo ka bërë që e gjithë ndërtesa të marrë flakë. Sapo kanë vënë re zjarrin, punonjësit e fabrikës së këpucëve kanë dalë me vrap nga ndërtesa, dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk ka arritur të shuajë flakët direkt. Kjo për faktin se në fabrikë ka materiale që digjen brenda pak sekondash, lëkurë, letër dhe plastikë.

Gjithashtu, nga flakët mësohet se janë prekur edhe tre banesa që ndodheshin pranë fabrikës dhe kanë pësuar dëme të lehta. Fakti që fabrika ndodhet larg zonës së banuar dhe buzë lumit ka shmangur dëme më të mëdha.Lojtës Videosh00:0000:19

Siç shihet edhe në video, tymi dhe flaka kanë alarmuar të gjithë banorët e zonës, të cilët janë larguar me vrap, sapo kanë dëgjuar shpërthimin. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe zjarrfikëset dhe dëgjohen zëra të ndryshëm. “Ik andej ore, erdhëm për dy minuta. Largohu,”– dëgjohet të thotë dikush.Lojtës Videosh00:0000:27

Ndërkohë OSHEE ka stakuar linjën 35kv, Bogovë-Çorovoda për arsye sigurie. Si pasojë, kanë mbetur pa drita zonat; Çorovodë, Çepan, Gjerbes, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar.