Shpërthimi i fuqishëm në Yzberisht, Policia jep informacionin zyrtar: Tre persona të lënduar, ja çfarë ka ndodhur - Gazeta Express
string(110) "shperthimi-i-fuqishem-ne-yzberisht-policia-jep-informacionin-zyrtar-tre-persona-te-lenduar-ja-cfare-ka-ndodhur"

Shpërthimi i fuqishëm në Yzberisht, Policia jep informacionin zyrtar: Tre persona të lënduar, ja çfarë ka ndodhur

Gazeta Express

15/01/2020 8:55

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me shpërthimin që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Sipas Policisë, nga shpërthimi i bombolës kanë mbetur të plagosur pronarja e byrektores dhe dy punonjëse.

Lexo Edhe:

Biznesi ka qenë në katin e parë të një pallati ndërsa punonjëset ishin duke bërë përgatitjet për të filluar punën.

Informacion Paraprak i Policisë:

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.