Shpërthimi i bombolës së gazit në Kumanovë, shënohet viktima e gjashtë - Gazeta Express
string(69) "shperthimi-i-bomboles-se-gazit-ne-kumanove-shenohet-viktima-e-gjashte"

Shpërthimi i bombolës së gazit në Kumanovë, shënohet viktima e gjashtë

Gazeta Express

29/02/2020 14:26

Ndërroi jetë edhe një person nga të lënduarit prej shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Si pasojë e djegieve të rënda, gruaja e moshës 50-60 vjeçare ndërroi jetë orët e para të mëngjesit, konfirmojnë nga Urgjenca pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Lexo Edhe:

Në këtë tragjedi të madhe humbën jetën në vend të ngjarjes 3 fëmijë të moshës 8-11 vjeç. Dy persona janë ende në gjendje të rëndë dhe po mjekohen në spitalin klinik të Shkupit./GazhetaExpress/B.Leka/