Shpërthim gjatë natës në Tiranë, lëndë plasëse në lokal, policia jep detajet - Gazeta Express
string(74) "shperthim-gjate-nates-ne-tirane-lende-plasese-ne-lokal-policia-jep-detajet"

Shpërthim gjatë natës në Tiranë, lëndë plasëse në lokal, policia jep detajet

Gazeta Express

07/12/2019 9:12

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar vetëm pak minuta para mesnate në kryeqytet. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H., por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo Edhe:

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion Paraprak.

Më datë 06.12.2019, rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.