Shpërthen trajneri i Flamurtarit: "Tre futbollistë nuk meritojnë të jenë pjesë e jona" - Gazeta Express
string(83) "shperthen-trajneri-i-flamurtarit-tre-futbolliste-nuk-meritojne-te-jene-pjese-e-jona"

Gazeta Express

23/02/2020 23:10

Shpërthen trajneri i Flamurtarit: “Tre futbollistë nuk meritojnë të jenë pjesë e jona”

Gazeta Express

23/02/2020 23:10

Flamurtari në këtë edicion po lufton me ‘mish e me shpirt’ per mbetje në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra prishtinas në ndeshjen e sotme pësoi humbje nga Gjilani në fushën e kësaj të fundit me rezultat 2:0. 

Lexo Edhe:

Ndihmësi i Synaj Keçit, Arsim Prepolli e ka lëshuar një deklaratë bombastike.

“Mungon profesionalizmi në Kosovë. Nëse nuk e fton një lojtsr në 18-she ose nëse nuk e inkuadron në lojë, mund të shkaktojë probleme. Mendoj se tre futbollistë nuk e meritojnë fanellën e Flaamurtarit. Futbolli nuk e ka kështu. Dua ta falënderojë edhe kryetarin e klubit Imer Ademi i cili i ka kryer të gjitha obligimet dhe po e bënë një punë të madhe”, ka thënë Arsim Prepolli në emisionin ‘Arena’, përcjell Zëri.

Prepolli iu bashkua Flamurtarit pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Flamurtari momentalisht zë pozitën e nëntë me 22 pikë të grumbulluara.