Shpërthejnë përleshjet pas zgjedhjeve në Bjellorusi - Gazeta Express
string(51) "shperthejne-perleshjet-pas-zgjedhjeve-ne-bjellorusi"

Shpërthejnë përleshjet pas zgjedhjeve në Bjellorusi

Gazeta Express

10/08/2020 9:14

Policia dhe protestuesit janë përleshur në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, dhe në qytete tjera të këtij shteti, pasi me rezultatet e një exit poll-i të televizionit shtetëror u parashikua fitorja e presidentit të deritashëm, Aleksander Lukashenko.

Dëshmitarët dhe korrespondentët thanë se policia në Minsk përdori plumba gome dhe kamionë me ujë për t’i shpërndarë protestuesit. Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Brest dhe Zhodino.

Lexo Edhe:

Sipas exit poll-it të televizionit shtetëror, presidenti që është në pushtet nga viti 1994 i ka fituar rreth 80 për qind të votave, ndërsa kandidatja kryesore e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, tha se nuk beson se i ka fituar vetëm 7 për qind, siç u parashikua në exit poll.

“Unë u besoj syve të mi dhe shoh se shumica është me ne”, tha ajo gjatë një konference për gazetarë të dielën në mbrëmje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Opozita ka deklaruar më parë se pret që procesi i votimit të manipulohet, duke thënë se do të organizojë një numërim alternativ të votave.

Grupi për monitorimin e internetit, “NetBlocks”, tha se rrjeti është penguar në tërë vendin dhe se situata është përkeqësuar gjatë tërë ditës, duke krijuar kështu një boshllëk të informatave.