Shndriti Ylli, dëshpëroi Kosova - Gazeta Express
string(30) "shndriti-ylli-deshperoi-kosova"

Shndriti Ylli, dëshpëroi Kosova

Basketboll

Valon Konushevci

31/12/2021 22:28

Therandasit u bënë kampionë të Kosovës dhe të Ligën Unike, “Dardanët” dështuan në kualifikime

Golden Eagle Ylli e ka dominuar basketbollin kosovar, por edhe atë mbarë shqiptar në vitin 2021.

Lexo Edhe:

Therandasit ia dolën të shpallen kampionë të Kosovës për herë të parë në histori të tyre.

Ata e mposhtën pa problem Pejën në serinë finale 3-0 për t’u kurorëzuar me titullin e më të mirit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Paraprakisht, ekipi nga Suhareka e kishte fituar edhe Ligën Unike, e cila po mbahej për herë të parë.

Ylli edhe në këtë rast e mundi Pejën në finale.

Në Ligën Unike morën pjesë katër skuadra kosovare, Ylli, Peja, Rahoveci dhe Prizreni 16.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kurse, Superkupën e Kosovës e fitoi Prizreni 16.

Kjo skuadër bëri mrekulli në këtë garë, ndërsa në finale e mundi Trepçën

Ylli dhe Peja, respektivisht kampioni dhe nënkampioni i Kosovës, nuk e shfrytëzuan të drejtën për të marrë pjesë në garat evropiane.

Kurse, Sigal Prishtina është rikthyer në Ligën Ballkanike.

Ndërkohë, ekipi kombëtar i Kosovës e nisi vitin 2021 me dy humbje në fazën parakualifikuese të Botërorit 2023.

“Dardanët u mposhtën nga Luksemburgu nga nga Sllovakia në muajin shkurt.

Me këtë rast, e mbyllën këtë fazë me dy fitore e katër humbje.

E në pjesën e dytë të vitit, ekipi i Christos Marmarinos mori pjesë në fazën parakualifikuese të Botërorit 2025.

“Dardanët” u mposhtën nga Norvegjia në ndeshjen e parë, 77:86.

Kjo ishte një humbje turpëruese për Dardan Berishën me shokë, kur dihet se norvegjezët nuk e kanë traditë basketbollit.

Kurse, në atë të dytë kosovarët e mundën Danimarkën në shtëpi me rezultat 78:73.

Verdhekaltrit do të luajnë me Norvegjinë në muajin shkurt e me Danimarkën në atë qershor të vitit tjetër.

Kosova synon të kalojë në rrethin e dytë parakualifikues.