“Shkove në Itali për prostitutë!” Aktorja shqiptare i përgjigjet akuzave - Gazeta Express
string(69) "shkove-ne-itali-per-prostitute-aktorja-shqiptare-i-pergjigjet-akuzave"

“Shkove në Itali për prostitutë!” Aktorja shqiptare i përgjigjet akuzave

Gazeta Express

17/01/2020 19:10

Aktorja Ina Gjonçi ka treguar sot se ka rënë pre e shpifjeve disa kohë më parë. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Gjonçi tha se disa kohë më parë disa persona kishin bërë komente fyerse e shpifëse për të.

Ina tregoi se, teksa ishte e ftuar një një emision, në disa faqe kishin nisur komente ofenduese që hidhnin baltë mbi imazhin e saj. “Unë flisja për studimet e mia në Itali dhe aty poshtë ka shpifje të mirëfillta, sepse ata njerëz nuk guxojnë të thonë që ‘unë hamendësoj’… unë pashë 100 komente, femra dhe meshkuj, të cilët mendojnë se një femër për të mbajtur veten në Itali, në Amerikë, në Shqipëri e nuk e di se ku, ka patjetër nevojë të prostituohet…”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Gjonçit.

Lexo Edhe:

Ina Gjonçi është një aktore e Teatrit Kombëtar dhe njihet për karakterin e saj sportiv dhe rolet provokative që luan në teatër e film.