Shkencëtarët zbulojnë pajisjen që detekton koronavirusin për 30 minuta - Gazeta Express
string(70) "shkencetaret-zbulojne-pajisjen-qe-detekton-koronavirusin-per-30-minuta"

Shkencëtarët zbulojnë pajisjen që detekton koronavirusin për 30 minuta

Gazeta Express

29/09/2020 13:25

Ndërsa Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën, shkencëtarët evropianë po punojnë pa lodhur për të gjetur mënyra për ta ndaluar pandeminë, shkruan Euronews.

Në Institutin e Nanoteknologjisë së Barcelone, ekipi I profesoreshës Laura Lechuga, po zhvillon një nano-biosensor për zbulimin e shpejtë të Covid-19 I njohur si CONVAT.

Lexo Edhe:

“Do të jetë një pajisje që merr mostër nga pështyma”, shpjegoi profesoresha. “Kjo pajisje vendoset brenda në gojë, kur pas disa minutave ajo do të tregoj nëse jeni të infektuar, dhe çfarë vlere virale keni”, shtoi ajo.

CONVAT ësht një shembull I përpjekjeve kërkimore evropiane që po merr formë shumë shpejt për ta luftuar pandeminë Covid-19.

Kjo teknologji është një nga përpjekjet e financuara nga Komisoni Evropian për studim dhe do të arrije të diferencojë infeksionin e koronavirusit nga infeksioni I gripit të zakonshëm. Mekanizmi është I ngjashëm me atë që përdorin diabetikët pë të matur glukozën në gjak.

Studiuesit shpresojnë që CONVAT do të jetë I disponueshëm për të gjithë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit të vitit të ardhëshëm. /Gazeta Express