Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit kanë krijuar një vaksinë të re që mund të përdoret brenda pak muajsh për të ndihmuar në përballimin e emergjencës nga Ebola.
Shpërthimi i sëmundjes, i përqendruar në Republikën Demokratike të Kongos, ka arritur në 750 raste të dyshuara dhe 177 viktima.
Lloji i rrallë i Ebolës që është përfshirë – i njohur si Bundibugyo – vret rreth një të tretën e personave të infektuar dhe ende nuk ka një vaksinë të provuar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Shkencëtarët thonë se po punojnë urgjentisht në rast se shpërthimi përhapet më tej dhe vaksina e tyre eksperimentale bëhet e nevojshme.
Të dielën, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendje emergjente të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, por theksoi se shpërthimi nuk ishte një pandemi.
Vaksina përdor të njëjtën teknologji që ekipi zhvilloi gjatë pandemisë së COVID-19.
Ajo është një teknologji shumë e përshtatshme dhe fleksibile – e njohur si ChAdOx1 – që mund të modifikohet shpejt për të funksionuar kundër infeksioneve të ndryshme.
Gjatë pandemisë, ajo u pajis me kodin gjenetik të virusit të Covid-it.
Këtë herë, është përgatitur me kodin gjenetik të llojit Bundibugyo të Ebola.
Vaksina përdor një virus të zakonshëm të ftohjes që zakonisht infekton shimpanzetë, por që është modifikuar gjenetikisht për ta bërë të sigurt për njerëzit.
Studiuesit përdorin këtë virus të modifikuar të ftohjes për të bartur dhe shpërndarë materialin e rëndësishëm gjenetik të virusit Bundibugyo Ebola në qeliza, duke i udhëzuar ato që ta njohin dhe ta luftojnë sëmundjen e vërtetë.
Vaksina nuk shkakton infeksion apo simptoma të Ebolës, por trajnon sistemin imunitar që të krijojë mbrojtje.
BBC ka mësuar se testimet te kafshët tashmë kanë nisur në Universitetin e Oksforit.
Nuk ka garanci që vaksina do të rezultojë efektive. Do të nevojiten kërkime te kafshët dhe më pas prova klinike te njerëzit për ta konfirmuar këtë.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...