Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend” - Gazeta Express
string(113) "qytetari-e-quan-xhenaze-kryetarin-e-prizrenit-ky-i-fundit-ia-kthen-nese-ki-fare-familje-pershendeti-krejt-me-rend"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 15:37

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 15:37

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili e kishte quajtur “xhenaze”.

Fjala “xhenaze” përdoret për të vdekurin ose ceremoninë e varrimit, por në të folur përdoret edhe si ofendim për një person të dobësuar apo të rraskapitur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Komentet me këtë përmbajtje Totaj i ka bërë pikërisht në një postim në të cilin ka folur rreth linçimit publik, gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit, që sipas tij po bëhen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

Në të njëjtin postim, një qytetar i ka komentuar: “Qyr xhenazja, qyre more xhenazen…”.

Në po të njëjtin koment është përgjigjur Totaj, duke u shprehur: “Nese fare ki familje, përshëndeti krejt me rend!”

Sërish, qytetari i është përgjigjur kryetarit të Prizrenit me gjuhë të njëjtë.

“Shaqir Totaj edhe ti tenden, kryetar, shum pershendeti, thuaju qe i kam per qejfi. Turpi te mbuloft”, ia ka kthyer qytetari.

Mirëpo, disa minuta pas këtyre shkrimeve, postimi është larguar nga faqja.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar Totajn, duke e pyetur rreth këtij komenti, si dhe largimit të postimit.

Kryetari Totaj, përmes një përgjigjeje me shkrim, përgjegjësinë ia ka hedhur administratorit të faqes, mirëpo, i pyetur se kush është administratori, ka refuzuar të përgjigjet.

“Kryetari Totaj: Përshëndetje e nderuar. Faqen e menaxhon administratori dhe posa une e verejta kete komunikim reagova për ta larguar. Keni parasysh, nese i shkruhet Kryetarit te Prizrenit ‘xhenaze’, ka individë që reagojnë! Me respekt, Sh.T.

Gazetarja: Kush është administratori që ka komentuar në emrin tuaj?

Kryetari Totaj: Kaloni ditë të bukur!

Gazetarja: A mund të na tregoni emrin e administratorit, ju lutem?

Kryetari Totaj: Kaloni ditë të bukur, kaq mund të ju them!”

Të gjitha këto komente janë bërë në postimin e Totajt, i cili ka shkruar se suksesi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Kurti është komunikimi toksik përmes linçimit publik, gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe shpifjes.

“Gjuha e urrejtjes: Fyerje dhe diskriminim i bazuar në bindje politike, gjini, racë, përkatësi etnike, besim fetar apo orientim seksual. Dezinformimi dhe shpifja: Përhapja e informacioneve të rreme për persona të caktuar me qëllim dëmtimin e reputacionit”, ka shkruar Totaj.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga qytetari, mirëpo nuk ka arritur deri në momentin e publikimit të lajmit. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement