Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme mori vendim unanim për të paraqitur kallëzim në Prokurorinë Publike kundër ish-anëtarëve të bordit drejtues dhe mbikëqyrës të SHA TEC “Negotinë”. Në lëndën, të cilën e arsyetoi anëtari i komisionit Servet Demiri, thuhet se personat e paraqitur e kanë vazhduar në mënyrë të paligjshme angazhimin e tyre të punës edhe pas përfundimit të funksioneve të tyre, transmeton Portalb.mk
Demiri informoi se, në vend që të punësoheshin përmes konkursit publik, siç e kërkon Ligji për shoqëritë tregtare në pronësi shtetërore, funksionarët kanë mbetur në punë, ndërsa si arsyetim janë përdorur kontratat menaxheriale, në bazë të të cilave u ishte mundësuar të zgjedhin nëse do të mbeten në SHA ose do të kthehen në vendet e mëparshme të punës prej nga kishin ardhur para zgjedhjes.
“Përveç kësaj, personat e paraqitur kanë marrë mjete në formë apanazhi në bazë të kontratave menaxheriale në vlerë prej plot 12 pagash, që paraqesin të ardhura shtesë mbi pagën e rregullt që e merrnin, që do të thotë se si të punësuar në SHA merrnin pagë të rregullt mujore dhe plus një pagë tjetër sipas kontratave menaxheriale”, informoi Demiri.
Sipas tij, pas shqyrtimit të dokumentacionit, KSHPK ka konstatuar se pretendimet janë të konfirmuara dhe në përputhje me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit do të iniciojë procedurë pranë organit kompetent kundër personave të paraqitur.
Në seancën e sotme, KSHPK shqyrtoi disa kallëzime nga denoncues të njohur dhe anonimë, si dhe lëndë të iniciuara me vetiniciativë nga anëtarët e KSHPK-së, të lidhura me mosdorëzimin e deklaratave për gjendjen pasurore të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe raste të korrupsionit dhe konfliktit të interesit në fusha të ndryshme.
Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, informoi se komisioni vazhdon me kontrollin ndaj personave të zgjedhur dhe të emëruar.
“Për muajin shkurt, sipas publikimeve në ‘Gazetën Zyrtare’, konstatuam se 43 persona të emëruar ose të shkarkuar gjatë muajit shkurt nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor dhe ndaj tyre do të lëshohet urdhërpagesë për kundërvajtje, e cila është e dënueshme”, tha Çuçul.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot gjithashtu mori vendim për regjistrimin e Biljana Jovanovskës nga Shkupi në regjistrin e lobistëve, organizatave lobuese dhe lobimit, ku ajo regjistrohet si lobiste në fushën e punës dhe politikës sociale.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...