Juventusi dhe Chelsea po e mendojnë ndërrimin mesfushorëve të tyre për sezonin tjetër
Juventusi dhe Chelsea po e mendojnë strategjinë e shkëmbimit të mesfushorëve të tyre, shkruan Gazeta Express.
Miralem Pjanic është pranë largimit nga Torino, por Juve nuk e ka marrë ende ndonjë ofertë serioze për të.
Ndërkohë, kampioni aktual italian mund ta përdorë mesfushorin boshnjak për të arritur deri tek objektivi i tij, Jorginho.

Prandaj, Juventusi dhe Chelsea mund t’i shkëmbejnë futbollistët e tyre.
Jorginho pëlqehet tej mase nga trajneri Maurizio Sarri, pasi të dy kishin punuar së bashku në të kaluarën.
Nga ana tjetër, Pjanic do t’i kryente shumë punë ekipit të Frank Lampardit në zemër të mesfushës.
Ish-futbollisti i Romës vlerësohet rreth 80 milionë euro.
Kurse, ish-futbollisti i Napolit e ka çmimin afro 60 milionë euro. /Gazeta Express/