Shkaku i koronavirusit, klubi kosovar ndërpret të gjitha aktivitetet e shkollave të futbollit - Gazeta Express
string(92) "shkaku-i-koronavirusit-klubi-kosovar-nderpret-te-gjitha-aktivitetet-e-shkollave-te-futbollit"

Gazeta Express

12/03/2020 15:40

Shkaku i koronavirusit, klubi kosovar ndërpret të gjitha aktivitetet e shkollave të futbollit

Gazeta Express

12/03/2020 15:40

Klubi i futbollit Gjilani njofton se për shkak të koronavirusit, i cili e ka prekur të gjithë botën, nga sot i ka suspenduar të gjitha aktivitetet e shkollave të futbollit, shkruan Gazeta Express.

Klubi kosovar tutje tregon se këtu bëjnë përjashtim gjeneratat U-17 e U-19, të cilat do ta vazhdojnë punën në ambient të hapur.

Vendimi i gjilanasve vjen si pasojë e masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës, si pasojë e ngjarjeve të ditëve të fundit nga virusi famëkeq. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement