Shiu i rrëmbyeshëm bllokoi rrugët e kryeqytetit - Gazeta Express
string(47) "shiu-i-rrembyeshem-bllokoi-rruget-e-kryeqytetit"

Shiu i rrëmbyeshëm bllokoi rrugët e kryeqytetit

Gazeta Express

05/08/2020 20:17

Qytetarët ankohen se me këtë situatë po përballen tash e 20 vite, nga komuna thonë se s’kishte vërshime.

Mund të ngjajë më një lumë.

Lexo Edhe:

E kjo është vetem një nga rrugët e Prishtinës që gjatë së mërkurës u bllokua nga reshjet e mëdha të shiut.

Por me një gjendje të tillë, nuk është se për herë të parë po përballen, banorët e lagjes Hani i Dilit në kryeqytet.

Ata po ankohen se tash e 20 vjet po pëballen me këso probleme.

“Këtu kemi problem qe 20 vite me kete rrugë,kanalizimet si bajnë si duhet pe shihni edhe vet.”, Thotë Besnik Pajaziti, banor i lagjes “Hani i Dilit” në Prishtinë

Për të paranadaluar që uji të mos iu depërtojë brenda shtëpive, banorët kanë vendosur pengesa.

“Po kto dohet  me I vendosë se na  hin uji nëpër shpija , vozisin shpejt.”

Nga vërshimet kjo lagje e Prishtinës ka pasur edhe probleme më të theksuara, por banorët janë bërë bashkë dhe kanë investuar me mjete vetanake.

“Shiqoje qeto dyre e qeto , 4000 euro I kom ndreq tu ju gju uji e kshtu I ka prishë,….. a në vitë I kam 730 euro tatim npronë. Vetë e pastrojme vete e kena qele kanallinë se e kanë lanë rrugën anën e kundërt ma ultë”

Mirëpo nga Komuna e Prishtinës, shiun e rrëmbyeshëm të së mërkures nuk e cilësojnë si vërshim.

“Ka problem të vogla ku në sipër faqen e rrugës mbilidhet ujë , komuna benë investimi qe të largohen kto problem maksimmum.”, thotë Dukagjin Gashi –Udhëheqës I Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit

Sipas tij, zonat rurale kanë probleme më të mëdha sesa Prishtina.

“Ka pasë disa shtylla elektrike qe kanë pas problem me to, vetem në zonën rurale në zonën urbane problem skemi pas , dhe vershime skemi pas”

Reshjet e kësaj të mërkure, ishin problem edhe për disa biznese në kryeqytet.