Shi e diell, ky do të jetë moti për sot - Gazeta Express
string(38) "shi-e-diell-ky-do-te-jete-moti-per-sot"

Shi e diell, ky do të jetë moti për sot

Gazeta Express

05/06/2020 7:19

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta diellore.

Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite parashihen të shoqërohen me shi.

Lexo Edhe:

Të premten parashihen riga lokale, ndërsa të shtunën, shi me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.