Shehaj: Mashtrimi i paralajmëruar i koncesionit Milot-Balldren - Gazeta Express
string(61) "shehaj-mashtrimi-i-paralajmeruar-i-koncesionit-milot-balldren"

Shehaj: Mashtrimi i paralajmëruar i koncesionit Milot-Balldren

Gazeta Express

07/12/2019 19:43

Nga Agron Shehaj

Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldrene

Lexo Edhe:

Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen.

Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.

Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.

Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.

Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit.