Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese - Gazeta Express
string(73) "shefi-i-zyres-se-bese-kosova-dhe-serbia-do-te-bejne-ndryshime-kushtetuese"

Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese

Gazeta Express

23/10/2020 13:27

Pas emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak, edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për ndryshime Kushtetuese në mënyrë që t’i hapet rrugë nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, raporton Gazeta Express.

Shefi i Zyrës dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se i takon Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe se të dyja vendet në një të ardhme do të duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese shkaku i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë nënshkruar.

Lexo Edhe:

Shefi i BE-së, më tej theksoi se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk parandalohet krijimi i Asociacionit.

Këto komente Szunyog i bëri gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Evropiane.

“Sa i përket Asociacionit, e di shumë mirë që ka marrëveshje që nga viti 2013 dhe marrëveshja tjetër është e vitit 2015, dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe ky vendim në asnjë mënyrë nuk e parandalon krijimin e Asociacionit vetëm i cakton disa kufij që kanë të bëjnë me marrëveshjen e 2015 në fund të vendimit thuhet që statusi i Asociacionit duhet t’i dërgohet prapë Gjykatës Kushtetuese. Pyetja ime në këtë rast është se cili është statusi?”, ka thënë Szunyog, shkruan Telegrafi.

Ai ka theksuar marrëveshjet ndërkombëtare janë ligjërisht obligative.

“Në raport të progresit thuhet se nuk është bërë progres në këtë fushë, sa i përket themelimit të Asociacionit. Ju takon juve që ta bëni këtë, ju i keni nënshkruar dhe ratifikuar këto marrëveshje me 2/3 në Kuvend, pra nuk është vetëm obligim ndërkombëtar ju takon juve dhe askush nuk po ju shtynë juve të bëni diçka me zor”, u shpreh Szunyog.

Duke komentuar deklaratën e të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i cili tha se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për të themeluar Asociacionin, shefi i BE-së tha se nuk e sheh si problem këtë deklaratë.

Ai theksoi se ka pasur keqinterpretime në media rreth kësaj, por se në të ardhmen të dy vendet si Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese si rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë nënshkruar.

“Sa i përket deklaratave që ka thënë z.Lajcak është diçka që unë nuk kam problem me atë çfarë ka thënë, kur ju negocioni marrëveshje ndërkombëtare këto janë ligjërisht obligative.

Është fakt i padiskutueshëm që të dyja vendet do të duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese për marrëveshjet ndërkombëtare që i kanë nënshkruar, sepse marrëveshjet ndërkombëtare bëhen ligjërisht obligative”, tha Szunyog.