Shefat e Liverpool i bien “pishman” : Nuk e shesim klubin - Gazeta Express
string(53) "shefat-e-liverpool-i-bien-pishman-nuk-e-shesim-klubin"

Shefat e Liverpool i bien “pishman” : Nuk e shesim klubin

Futboll

Gazeta Express

20/02/2023 18:20

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group (FSG) nuk e kanë në plan për të shitur klubin derisa tani do të shikojnë  mundësitë për të bërë investime të reja.

Pronari i Liverpool, John Henry është i hapur përsëri për planet e ardhshme të FSG-së për Reds dhe tani thotë se nuk janë duke kërkuar blerës për klubin e Premier Ligës.

Lexo Edhe:

“E di që ka pasur shumë biseda dhe citime për LFC, por unë mbetem të faktet: Në thjesht e zyrtarizuam një proces në vazhdim”, tha ai.

“A do të jemi përgjithmonë në Angli? Jo. A do ta shesim ne LFC? Jo. A jemi duke biseduar me investitor për LFC? Po. A do të ndodh ndonjë gjë nga këto? Besoj që po, por nuk do të jetë shitje. A kemi shitur ndonjë gjë në plus 20 vitet e kaluara?”, tha tutje Henry.

FSG hapi derën për shitje në nëntor 2022 kur pronarët e klubit amerikan paralajmëruan që ata do të marrin në “konsideratë aksionarë të rinj” nëse kjo do i hynte në punë klubit. Megjithatë, Henry tani e ka bërë të qartë që një kohë derisa ai ka mirëpritur investimet por klubi nuk do të shitet.

Komentet e Henryt erdhën në kohë kur ofertat janë bërë për rivalët e tyre të përjetshëm Manchester United. Miliarderi britanik, Jim Ratcliffe ka bërë një ofertë ashtu si bankieri i Katarit, Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani. Edhe Glazer duket se do të mbesin në krye të klubit pasi që sot morën mbështetje nga një fond investues amerikan.

Reds pritet që të kthehen në fushë të martën për ndeshjen kruciale në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit në 1/8-ën e finales. /GazetaExpress/