Sharapova e publikon numrin e telefonit, i nxit tifozët ta kontaktojnë - Gazeta Express
string(69) "sharapova-e-publikon-numrin-e-telefonit-i-nxit-tifozet-ta-kontaktojne"

Sharapova e publikon numrin e telefonit, i nxit tifozët ta kontaktojnë

Gazeta Express

04/04/2020 19:53

Maria Sharapova e ka publikuar në rrjetet e saj sociale numrin e vet të telefonik, përderisa i ka inkurajuar tifozët nga e gjitha bota ta kontaktojnë atë gjatë kohës sa janë në karantinë shkaku i koronavirusit.

Tenistja ruse, e cila së fundi e zyrtarizoi lajmin për pensionimin e saj nga karriera në tenis, tha se e publikoi numrin e saj për të mbetur në kontakt me tifozët e saj, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kam tentuar ta gjejë një mënyrë se si të rri në kontakt me të gjithë juve sepse javën e kaluar e mbajta një video-konferencë me 150 prej juve dhe ata më bënin pyetje e unë përgjigjesha”, tha Sharapova në videon e postuar në Tëitter.

“Nga ajo video-konferencë u largova me dëshirën për ta mbajtur lidhjen me juve dhe një pjesë e madhe e kësaj është pasi që ne të gjithë po e kalojmë këtë gjë së bashku”.

32-vjeçarja e ndau me të gjithë ndjekësit e saj numrin e telefonit dhe i siguroi ata se ajo do të përgjigjej në të gjitha mesazhet që i shkojnë. /Gazeta Express/