I ftuar në emisionin “Tempus” në T7, hulumtuesi i lartë ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, tha se departamentet nuk kanë zgjidhur aq lëndë sa kanë pranuar.
“Nëse përmendim Prokurorin e Shtetit, në të dy departamentet nuk ka arritur të zgjidhen lëndët aq sa janë pranuar, duke shënuar një rritje të lëndëve në fund të periudhës raportuese”, tha Shala.
Më tej, Shala tha se nga raportet që IKD ka publikuar del problematike edhe shpërndarja e prokurorëve.
“Një rritje e lehtë evidentohet në Departamentin për Krime të Rënda, një rritje më e madhe në Departamentin e Përgjithshëm. Problem mbetet edhe shpërndarja e prokurorëve, sepse kemi parë se ka një diskrepancë shumë të madhe se sa është i ngarkuar një prokuror në raport me një tjetër”, shtoi Shala.