Ngadhnjim Arrni, kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në emisionin “Tempus” në T7, ka deklaruar se gjykata ende nuk ka staf të mjaftueshëm për trajtimin e rasteve dhe si rrjedhojë vjen deri te zvarritja e lëndëve.
“Gjyqësori nuk ka qenë në standarde të njëjta prej vitit 2005 deri sot. Në periudhat për të cilat ju po flisni, gjyqësori ka funksionuar me shumë pak gjyqtarë, me shumë pak staf, me shumë pak mundësi dhe ndër vite ka evoluar mundësia për me pas mjaftueshëm gjyqtarë dhe mjaftueshëm staf për me i adresu çështjet”, tha Arrni.
Ai shtoi se edhe aktualisht gjykata nuk ka staf të mjaftueshëm për trajtimin e rasteve.
“Mirëpo ne ende nuk jemi të mobilizuar, në kuptim figurativ mjaftueshëm me staf edhe gjyqtarë për me i trajtu rastet dhe si rrjedhojë e tyre vjen edhe deri te zvarritja e lëndëve”, u shpreh Arrni.