Sëmuret Papa Françesku, anulon vizitën nga Vatikani në Romë - Gazeta Express
string(58) "semuret-papa-francesku-anulon-viziten-nga-vatikani-ne-rome"

Sëmuret Papa Françesku, anulon vizitën nga Vatikani në Romë

Gazeta Express

27/02/2020 16:58

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka anuluar vizitën e tij në Romë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Siç shkruan The Indepedent, më shumë bëhet fjalë për një grip të zakonshëm sesa infektim me virusin kinez të quajtur corona.

Lexo Edhe:

Françesku ka preferuar që të qëndroi në Santa Mara në Vatikan ku edhe jeton dhe të mos udhëtojë drejtë Romës.

Nga Vatikani ndërkohë se kanë thënë asnjë fjalë rreth gjendjes shëndetësore të Papës, derisa ky i fundit është parë teksa kollitet dhe duke fryrë hundët gjatë meshës.

Papa Françesku kishte planifikuar që të vizitonte bazilikën e Shën Gjonit Lateran në Romë ku do të takohej me klerikët e Romës./Express/