Selmanaj godet Osmanin: Nëse nuk e ndalim presidenten në këtë fazë, të gjitha insitucionet do të bien në duart e VV-së - Gazeta Express
string(108) "selmanaj-godet-osmanin-nese-nuk-e-ndalim-presidenten-faze-te-gjitha-insitucionet-do-te-bien-ne-duart-e-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 17:50

Selmanaj godet Osmanin: Nëse nuk e ndalim presidenten në këtë fazë, të gjitha insitucionet do të bien në duart e VV-së

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 17:50

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë që Vjosa Osmani është presidente e mazhorancës dhe jo e popullit. Ai në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se mosreagimi i presidentes në disa situata ka bërë që të mendojnë se është cenuese e integritetit dhe pavarësisë së disa institucioneve, shkruan Gazeta Express.

“Ne kemi një presidente të mazhorancës dhe jo të popullit. Mosreagimi në shumë situata ka bërë që të shohim presidenten si cenuese të integritetit dhe të pavarësisë së institucioneve. Heshtja e saj është e pakuptimtë. Ajo duhet të dal nga binomi Kurti-Osmani dhe të ushtrojë kompetencat e saj kushtetuese”, ka thënë Selmanaj.

Lexo Edhe:

Më tutje, ish-bashkëpunëtori i Osmanit në LDK, tha se nëse e njëjta vazhdon të sillet kështu tregon se është instrument i dikujt.

“Po nëse sillet kështu tregon se ajo është instrument i dikujt dhe nuk paraqet unitetin e popullit dhe rolin unifikues që ka. Po tentohet që të krijohet përshtypja që çdo gjë lind me ardhjen e një qeverie”, tha më tutje ai, në T7.

“Nëse nuk e ndalim presidenten në këtë stad, atëherë të gjitha institucionet do të bien në duart e VV-së. Vota kanë, mundësi me abuzu kanë”, ka thënë ai. /Express/