Selena është e pasionuar për çështjen e emigracionit, por është e shqetësuar se mesazhi i saj u keqkuptua
Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Selena Gomez, ka humbur më shumë se 800 mijë ndjekës në “Instagram” gjatë 30 ditëve të fundit. Po cila është arsyeja?
Kjo erdhi pas një videoje ku ylli shpërtheu në lot për dëbimet e emigrantëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Videoja, e cila u fshi shpejt nga artistja, shkaktoi një reagim të ashpër, sidomos mes mbështetësve republikanë, përfshirë kandidatin për Senat, Sam Parker, i cili sugjeroi që Gomez të dëbohej për deklaratat e saj.
Postimi erdhi në një moment delikat për karrierën e saj, pasi filmi i saj i fundit, “Emilia Perez”, u nominua për 13 çmime ‘Oscar’. Megjithatë, ai mori kritika për performancën e saj dhe për përdorimin e spanjishtes, sipas raportimeve të “DailyMail”.
Një burim i afërt me Gomez i tha “MailOnline” se ajo është tërhequr nga deklaratat e saj politike për të mos humbur mbështetje nga fansat konservatorë të markës së saj të bukurisë, ‘Rare Beauty’.
Ndërkohë, ajo është e pasionuar për çështjen e emigracionit, por është e shqetësuar se mesazhi i saj u keqkuptua për shkak të emocioneve të forta në video.
Personalitete të tilla si Piers Morgan e kritikuan Gomez për “narcisizëm”, ndërsa ish-shefi i ICE, Tom Homan, mbrojti politikën e dëbimeve. Megjithatë, Gomez vazhdon të përdorë platformën e saj për të folur mbi çështje sociale, pavarësisht debatit të madh që shkaktoi.