Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK Jug, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar në qytetin e Ferizajt, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me sekuestrim e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.
Lidhur me rastin, njësitë përkatëse policore kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar depon e dyshuar për vendosje të gjësendeve të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Pas sigurimit të urdhrit verbal të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në lokacionin e dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar mallrat si në vijim:

Vlera e përafërt e mallrave është rreth 16.500 € ndërsa akciza dhe shmangiet doganore janë rreth 34.000€. Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse policore mallrat e sekuestruara janë proceduar te Dogana e Kosovë për procedura të mëtutjeshme.