Rrahmani: Marrëveshja për koalicion me PDK-në pritet të finalizohet brenda dy ditësh - Gazeta Express
string(83) "rrahmani-marreveshja-per-koalicion-me-pdk-ne-pritet-te-finalizohet-brenda-dy-ditesh"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 9:22

Rrahmani: Marrëveshja për koalicion me PDK-në pritet të finalizohet brenda dy ditësh

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 9:22

Deputeti dhe përfaqësuesi politik Eman Rrahmani, ka deklaruar se procesi i bisedimeve për një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) është në fazën përfundimtare dhe se marrëveshja pritet të konkretizohet brenda dy ditëve të ardhshme.

Rrahmani është shprehur se palët janë afër finalizimit të një dakordimi politik, ndërsa ka theksuar se gjithçka do të bëhet e qartë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Kanë mbetur në këto dy ditë me finalizu dhe me parë për bashkëpunimin, po besoj që po, por ka mbetë me u finalizu këto dy ditë. Pasi ta bëjmë marrëveshjen e shohim si, por këto dy ditë përfundon marrëveshja”, ka deklaruar Rrahmani.

Sipas tij, detajet përfundimtare të bashkëpunimit do të sqarohen pas arritjes së marrëveshjes, e cila pritet të përcaktojë edhe formatin e bashkëpunimit politik mes palëve./Front Online

Advertisement
Advertisement
Advertisement