Salihu: Pikërisht letra e FIFA-s konfirmon se Agim Ademi nuk mund të jetë kryetar, FFK e keqinterpretoi letrën qëllimshëm - Gazeta Express
string(119) "salihu-pikerisht-letra-e-fifa-s-konfirmon-se-agim-ademi-nuk-mund-te-jete-kryetar-ffk-e-keqinterpretoi-letren-qellimshem"

Salihu: Pikërisht letra e FIFA-s konfirmon se Agim Ademi nuk mund të jetë kryetar, FFK e keqinterpretoi letrën qëllimshëm

Futboll

Gazeta Express

27/01/2023 10:26

Ish-sekretari gjeneral i FFK-së, juristi Eroll Salihu në një prononcim për Gazetën Express thotë  se FFK-ja po mundohet t’i mashtrojë delegatët pak para mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm, duke e keqinterpretuar një letër që e ka marrë nga FIFA.

FFK tha se FIFA i ka konfirmuar se Agim Ademi nuk ka procedurë disiplinore dhe nuk paraqet problem për të qenë kryetar i FFK-së.

Lexo Edhe:

Por, Eroll Salihu thekson se në këtë letër, FIFA ka treguar qartë se nuk mund të jetë në krye të FFK-së një person me aktakuzë.

E sipas ish-zyrtarit ligjor të UEFA-s, Ademi në Kosovë është në një proces gjyqësor për vepër penale.

“FIFA konfirmon se askush që është nën ndjekje apo aktakuzë nuk mundet me qenë në udhëheqje të federatave dhe klubeve, si dhe në kundershtim me ligjet në fuqi të vendit. FIFA deklarohet se ndaj Agim Ademit nuk është duke u zhvilluar procedurë disciplinor në FIFA, pasi që askush nuk ka kërkuar. Procesi gjyqesor ndaj Agim Ademit është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinë , pse nuk ka procedurë disciplionore ndaj Agim Ademit në Komsionin Disciplinor të FIFA-s është për faktin se askush nga FFK nuk e ka inicuar procedurën”, tha Salihu për Express.

“Interpretimi i FIFA-s është i qartë se personat qe janë nën ndjekje penale dhe që janë në kundershtim me ligjet e vendit nuk mund te jenë në udhëheqje te federatave. Letra e FIFA-s qe ja pamundëson Agim Ademit qëndrimin në krye të FFK-së ai e prezanton si të arritur. Tentimi për të mashtruar opinionin ju kthye bumerang”, u shpreh Salihu.

Letra e FIFA-s që e ka marrë FFK-ja