Sa kushton një apartament në superjahtin më të madh në botë? - Gazeta Express
string(59) "sa-kushton-nje-apartament-ne-superjahtin-me-te-madh-ne-bote"

Sa kushton një apartament në superjahtin më të madh në botë?

Fun

Gazeta Express

24/05/2022 1:02

Agresioni rus ndaj Ukrainës solli në rend të parëtë lajmeve dhe botën e jahteve, për shkak se sanksionet perëndimore ndaj oligarkëve rusë kishin në shënjestër dhe mjetet e tyre lundruese të kushtueshme.

Por kjo që ju paraqesim këtu është diçka krejtësisht e pazakontë dhe përtej asaj që keni ditur deri më sot, jo vetëm në kosto, por edhe në përdorim.

Lexo Edhe:

Është një anije që po ndërtohet aktualisht në Norvegji, me një kosto të vlerësuar prej mbi 500 milionë euro. Me një gjatësi prej 222 metrash, është jahti më i madh në botë.

Në thelb, kompania që po e ndërton po krijon një përdorim të ri për anije të tilla, pasi promovon blerjen e apartamenteve në të. Në thelb është një gjendje lundruese në të cilën të pasurit jashtëzakonisht të pasur do të kenë mundësinë që të blejnë hapësirën e tyre për të shijuar luksin maksimal në udhëtimet detare.

Kur të jetë gati në vitin 2024 do të ketë 39 apartamente luksoze ku më i vogli prej tyre është 182 metra katrorë dhe më i madhi 963 metra katrorë.

Më i liri prej tyre do të kushtojë mbi 20 milionë euro, ndërsa “maizoneta” e madhe prej rreth 1000 metrash katrorë sigurisht që do të kalojë 100 milionë.

Çmimet përfshijnë hapësirën por jo dhe aredimin, i cili i lihet shijes të atij që e blen. Të gjitha apartamentet kanë pishinën e tyre, xhakuzin dhe çdo komoditet që ju vjen në mendje.

Gjithashtu, çdo apartament ka stafin e vet, por jahti do të ofrojë dhe lloj-lloj specialitetesh, me staf përkatës natyrisht, duke patur ndër të tjera mbulim të plotë mjekësor për të gjithë.

“Somnio” do të jetë superjahti i parë i këtij lloji, me mundësi për të blerë hapësirën e vet, ku pronarët do të mund të shijojnë shërbime unike në udhëtimet që do të bëjë mjeti i madh lundrues në vendet më të bukura të planetit.