Rusia pretendon se iu aprovua kërkesa për seancë në KS të OKB-së për bombardimin e Jugosllavisë   - Gazeta Express
string(95) "rusia-pretendon-se-iu-aprovua-kerkesa-per-seance-ne-ks-te-okb-se-per-bombardimin-e-jugosllavise"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 7:11

Rusia pretendon se iu aprovua kërkesa për seancë në KS të OKB-së për bombardimin e Jugosllavisë  

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 7:11

Misioni i përhershëm i Rusisë në OKB-së ka kërkuar edhe një herë takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve “Tass”, e cila i referohet zëvendësit të parë të përfaqësuesit të përhershëm të Federatës Ruse në organizatën botërore, Dmitry Polyansky, kërkesa kësaj radhe Rusisë i është aprovuar dhe seanca është caktuar për 28 mars, me fillim nga ora 20:00 (sipas kohës lokale).

Lexo Edhe:

“Nëse mendoni se diplomacia ruse në OKB dorëzohet kaq lehtë, nuk është ashtu. Nuk është stili ynë. Kemi kërkuar sërish të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për agresionin e NATO-s në Jugosllavi. Edhe pas rezistencës së fortë të kundërshtarëve tanë, ne siguruam që Japonia, vendi kryesues, të caktonte seancën për në orën 15:00 me orën e Nju Jorkut (20:00 CET) më 28 mars”, citoi agjencia TASS postimin e Polyanskyt në rrjetin “Telegram”, shkruan “FoNet”.

Diplomati rus la të kuptohej se vendet perëndimore do ta kundërshtojnë mbajtjen e takimit me “mashtrime votimi dhe të procedurave”.

“Por 28 marsi do të jetë sërish një mundësi e mirë për të ekspozuar ‘përpara kamerave’ ‘muhabetet e justifikimeve’ të kolegëve perëndimorë se agresioni i NATO-s kundër Jugosllavisë është një gjë e së kaluarës, të cilën ata ëndërrojnë ta varrosin sa më thellë në kujtesën historike. Le ta kuptojnë se do të duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka – pa u vjetërsuar”, tha Polyansky, transmeton Klankosova.tv.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 25 mars, propozimi i Rusisë për të diskutuar bombardimin e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999 nuk u përfshi në rendin e ditës, sepse vetëm Algjeria dhe Kina votuan pro dhe 12 anëtarët e tjerë të Këshillit abstenuan.

NATO-ja bombardoi Serbinë në vitin 1999 për shkak të masakrave të shumta në Kosovë.