Rusia dhe Turqia e nisin rundin e dytë të bisedimeve për Sirinë - Gazeta Express
string(63) "rusia-dhe-turqia-e-nisin-rundin-e-dyte-te-bisedimeve-per-sirine"

Rusia dhe Turqia e nisin rundin e dytë të bisedimeve për Sirinë

Gazeta Express

18/02/2020 11:13

Ka filluar në Moskë rundi i dytë i bisedimeve mes Turqisë dhe Rusisë me qëllim të uljes së tensioneve në provincën siriane të Idlib-it, kur forcat qeveritare siriane po e zhvillojnë një ofensivë të ashpër kundër rebelëve.

Delegacioni rus, i udhëhequr nga i dërguari i presidentit Putin për Sirinë, Sergey Vershinin, dhe delegacioni turk, i udhëhequr nga zëvendësministri i punëve të jashtme, Sedat Onal, po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për shpërthimin e ri të dhunës në të ashtuquajturën zonë e sigurisë.

Lexo Edhe:

Përpos diplomatëve, në këto bisedime po marrin pjesë edhe përfaqësues ushtarakë dhe punëtorë të shërbimeve inteligjente .

Sipas burimeve diplomatike, delegacioni turk në këtë takim e theksoi nevojën për zvogëlimin e shpejtë të luftimeve dhe parandalimin e përkeqësimit të mëtejmë të situatës në rajon.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia kishin arritur marrëveshje për shpalljen e provincës Idlib zonë të sigurisë, ku aktet e dhunës janë të ndaluara.

Megjithatë, më shumë se 1800 civilë janë vrarë nga sulmet e forcave siriane dhe ruse prej asaj kohe, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.