Rusi, të infektuar me COVID-19 gjurmohen përmes celularit - Gazeta Express
string(56) "rusi-te-infektuar-me-covid-19-gjurmohen-permes-celularit"

Rusi, të infektuar me COVID-19 gjurmohen përmes celularit

Gazeta Express

01/04/2020 21:16

Moska është në proces e sipër të krijimit të një aplikacioni dhe të kodeve QR në celular për të verifikuar nëse popullsia respekton rregullat e izolimit, njoftoi sot një zyrtar i lartë.

Kryeqyteti rus ka urdhëruar moskovitët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin të gjitha bizneset jo thelbësore, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Lexo Edhe:

“Aplikimi, i cili do të dalë në internet të enjten, do të sigurojë vetëdisiplinë”, tha Edouard Lyssenko, kreu i departamentit të IT-së në bashkinë e Moskës.

“Teknologjia do të monitorojë pacientët me koronavirus të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi”, vazhdoi ai, duke shtuar se nuk do të nevojitet për pjesën tjetër të popullsisë së kryeqytetit.