Rritet prania e mërkurit në Antarktidë - Gazeta Express
string(38) "rritet-prania-e-merkurit-ne-antarktide"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 9:44

Rritet prania e mërkurit në Antarktidë

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 9:44

Prania e mërkurit në Antarktidë shënon rekord me një sasi prej 160% më shumë. Kjo vjen si pasojë e industrializimit të tejskajshëm, dhe shpejtësia me të cilën ky ndotës toksik rritet në nivel global është shqetësuese.

Në Kontinentin e Bardhë depozitimet janë dy herë më të larta në krahasim me mesataren në zonat kontinentale.

Studimi i publikuar ne revistën Proceedings of the National Academy of Sciences Pnas, vë në dukje se pavarësisht se deri më sot kjo zonë konisderohej pothuajse e paprekshme nga ndotja industriale, ajo rezulton se është kthyer në një pikë kritike për akumulimin e mërkurit, aq sa aktualisht konsiderohet burim aktiv ndotjeje dytësore.

Studimi është shtrirë përgjatë 20 viteve të fundit nga universiteti i Pekinit duke analizuar hollësisht zona të ndryshme në Antarktidë.

Nga analizat rezulton se aty grumbullohet nje indeks prej rreth 93 mikrogram për m2 në vit, pavarësisht pozicionit të largët nga bota e civilizuar dhe industrializuar.

Shkaqet janë të paktën dy, së pari rritja e sasisë së mërkurit në atmosferë dhe zgjerimi i ujërave oqeanike nga shkrirja e akullnajave.

Të dy këto procese rrisin me 550% çlirimin e përbërësit kimik të lidhur me ujin e përdorur nga industritë dhe me 350% përthithjen e mërkurit atmosferik nga uji i detit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement