Gjatë fundjavës, Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se ka ofruar 992 shërbime mjekësore, duke trajtuar një numër të madh pacientësh dhe duke siguruar kujdes shëndetësor të pandërprerë për rastet që kanë kërkuar ndërhyrje emergjente.
Sipas njoftimit, nga rastet e trajtuara sipas natyrës së lëndimeve, 75 raste kanë qenë të lënduar nga aksidente komunikacioni, gjashtë raste të rrahjeve, pesë raste të intoksikimeve, një i lënduar me armë të ftohtë.
Ndërkaq, sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:
-Reanimim – 227 pacientë;
-Trajtime në Emergjencën Kirurgjike – 168 pacientë;
-Trajtime në Emergjencën Internistike – 286 pacientë;
-Trajtime në Emergjencën Ortopedike – 200 pacientë;
-Shërbime në Sallën e Vogël – 94 pacientë.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 85 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse. Nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.