Teoritë e komplotit që e kanë pushtuar Argjentinën pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2026 nga Spanja i kanë prekur edhe familjet e futbollistëve të kombëtares.
Mesfushori i Argjentinës, Cristian Medina, ka rrëfyer se është detyruar t’i shpjegojë edhe nënës së tij se pretendimet për manipulimin e finales nuk janë të vërteta.
“M’u desh t’ia mohoja edhe nënës sime. Më telefonoi duke më pyetur nëse ishte e vërtetë ajo që po thuhej. I thashë se nuk kishte ndodhur asgjë nga ato që po qarkullojnë,” u shpreh Medina, përcjell “Gazeta Express”.
Futbollisti e pranoi se rrjetet sociale e kanë nxitur përhapjen e shumë teorive të pabazuara pas humbjes nga Spanja, por theksoi se skuadra e përjetoi humbjen vetëm si një disfatë sportive.
“Kur e humbet një finale është normale të kërkohen shpjegime, por nuk ka pasur komplote apo gjëra të fshehta. Ne dhamë gjithçka në fushë,” shtoi ai.
Pas finales së Botërorit janë përhapur pretendime të shumta në Argjentinë për manipulim të ndeshjes, kërcënime ndaj lojtarëve dhe marrëveshje të fshehta me FIFA-n.
Megjithatë, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë që mbështet këto akuza. /Gazeta Express