Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital - Gazeta Express
string(89) "dy-persona-arrestohen-pasi-sulmuan-policet-ne-malisheve-tre-zyrtare-perfundojne-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 10:37

Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 10:37

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se penguan zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës dhe sulmuan fizikisht policinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:30.

Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht policët brenda stacionit policor.

Si pasojë, tre zyrtarë policorë kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement