Irani në bisedime me Omanin për një rrugë “të përkohshme” nëpër Hormuz - Gazeta Express
string(68) "irani-ne-bisedime-me-omanin-per-nje-rruge-te-perkohshme-neper-hormuz"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 10:46

Irani në bisedime me Omanin për një rrugë “të përkohshme” nëpër Hormuz

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 10:46

Irani aktualisht është në bisedime me Omanin për të krijuar një rrugë të sigurt, “të përkohshme”, për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, shkruan CNN.

“Përpjekja është që, sa më shpejt të jetë e mundur dhe në konsultim me Omanin, të përcaktohet një rrugë, e cila natyrisht do të jetë e përkohshme dhe në bazë të së cilës mund të garantohet siguria e lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha zyrtari iranian.

Baghaei theksoi se Irani nuk është duke negociuar me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump tha se bisedimet me Iranin do të rifillojnë të hënën, vetëm një ditë pasi deklaroi se kishte anuluar një “sulm masiv” ndaj vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement