Rritet çmimi i dizelit për 1.5 denarë për litër - Gazeta Express
string(47) "rritet-cmimi-i-dizelit-per-1-5-denare-per-liter"

Maqedoni

Gazeta Express

08/06/2026 14:00

Rritet çmimi i dizelit për 1.5 denarë për litër

Maqedoni

Gazeta Express

08/06/2026 14:00

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,46 % në raport me vendimin e datës 1.6.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,609 den/kg dhe do të jetë 47,297 den/kg.

Nga data 9.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 86,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 88,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 87,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 89,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 47,297 (denarë/kilogram).

Advertisement
Advertisement
Advertisement