Rriten kapacitetet ditore për testim me Covid-19 - Gazeta Express
string(48) "rriten-kapacitetet-ditore-per-testim-me-covid-19"

Rriten kapacitetet ditore për testim me Covid-19

Gazeta Express

02/04/2020 16:17

Parashikim të saktë se sa qytetarë do të preken nga korona virusi në Maqedoni nuk ka, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

E dimë që ky numër është në rritje lineare. Kështu është shprehur zëvendës-ministri i shëndetësisë, Armend Asllani në emisionin “Rruga Drejt” që sonte do të emetohet në televizionin Alsat. Sipas Asllanit, në dy- tre javët e ardhshëm do ta kemi kulmin e të prekurve ndërsa paralajmëroi dyfishim të testimeve në ditë.

Lexo Edhe:

Ai tha se tek një pjese e pacientëve vec më ka nisur aplikimi i antibiotikëve të kombinuar por ende është herët të flitet për efekte. Ai apeloi që qytetarët ti shmangen konsumimit të antibiotikëve pa një vendim mjekësor.

Zv/ministri i shëndetësisë apelon që të respektohen të gjitha masat e miratuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe ekspertët vendorë./GazetaExpress/B.Lika/