Rrihen mes veti dy zyrtarë të Kryqit të Kuq - Gazeta Express
string(45) "rrihen-mes-veti-dy-zyrtare-te-kryqit-te-kuq-2"

Rrihen mes veti dy zyrtarë të Kryqit të Kuq

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 11:04

Dy zyrtarë të Kryqit të Kuq janë rrahur mes veti në rrugën “17 Shkurti”, në Fushë-Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë të dy kanë marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore që kanë pësuar gjatë rrahjes.

Lexo Edhe:

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 15.01.2021 – 15:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti janë rrahur mes vete, të dyshuarit janë zyrtar në kryqin e kuq. Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor pasi kishin pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express/