Rrëmbehet një person në Kamëz, sherr për një makinë - Gazeta Express
string(50) "rrembehet-nje-person-ne-kamez-sherr-per-nje-makine"

Rrëmbehet një person në Kamëz, sherr për një makinë

Gazeta Express

17/01/2020 13:05

Policia njofton se sot rreth mesditës një person është rrëmbyer në zonën e Kamzës.

Sipas forcave blu rreth orës 11:44, në rrugën  “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Lexo Edhe:

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje  të automjetit i cili është larguar  menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë   jashtë dëshirës së tij  nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.